Statuti

Radio në Sllatina.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Rregullore

Kopenhagë: 22/09/2011


RREGULLORE


Për fondin e kufomave të banorëve të f.sh Sllatinë.


1

Fondi i kufomave është i përbërë nga banorët e f.sh Sllatinë që jetojnë në Danimarkë me dokumentacion ligjitim shtetror danez dhe Kryesia e sajë, i organizuar që nga viti 1993.

2
Të drejtë antarësie kanë:

a) Personat të cilët posedojnë dokumentacion ligjitim danez dhe janë banorë të f.sh Sllatinë,
b) Personat të cilët janë të porsa ardhur në Danimarkë dhe posedojnë dokumentacion ligjitim shtetror danez mund të anëtarësohen duke bërë pagesën vjetore dhe si fillestar shumën 500 dkr.

3
Pagesa:

a) Pagesa vjetore për të rittur dhe fëmijë është 200 dkr.
b) Secila familje porsa regjistruar si anëtar duhet të bëjë pagesën startuese 500dkr.

4
Afati i pagesës:

a) Afati kohor për pagimin e anëtarësisë është muaj prill ( 5-prill).

5
Humbja e të drejtës si anëtar:
a) Anëtarët të cilët shpërngulen permanent nga shteti danez në një shtet tjetër(si p.sh. Vendlindje) e humb perdorimin e parave

6
Shpenzimet që i takojnë për një anëtar.

a) Anëtari i cili ndron jetë në Danimarkë i takon transporti për në vendlindje
c) Anëtari i cili vendos të varoset në shtetin danez, i takojnë shpenzimet që dotë krijohen nga vendi i ngjarjes deri tek varezat( pa pagesën e varezave)
7
Kryesia:

Kryesia është e përbërë nga 2 apo 3 anëtarë të zgjedhur nga shumica e anëtarëve të këtij fondi dhe punon në mënyrë vullnetare.

8
Mandati i kryesisë:

Kryesia ka mandatin 4 vjecar me mundësi rizgjedhje në rivotim.

9
Përgjegjesitë e kryesisë:

a) Kryesia ka përgjegjesi morale dhe ligjore në funksionimin dhe mirëmbajtjen e kësaj rregullore,
b) Përgjegjësi për daljen dhe hyrjen e shumave në aspektin ligjor,
c) Të raporton anëtarët e saj me shkrim dhe dokumentacion për daljen dhe hyrjen e të hollave në tubimin vjetor:
d) Të jetë në kontakt të hapur në raste të ndrimit të jetës së ndonje anëtari me të afërmijt e tij për rregullimin e transporteve të ndryshme dhe dokumentacioneve…

10
Rënia e përgjegjësisë së Kryesisë:

a) Kryesia nuk mer përgjegjësi ligjore dhe morale nëse shuma e të hollave nuk është në dispozicioninin e duhur( në konto nuk ka para) pas harxhimit me dokumentacion të vërtetuar.

11
Tubim urgjent me anëtarët e fondit:

Kryesia mer vendim të thëras anëtarët e këtij fondi urgjent, vetëm atëherë nëse kontoja e të hollave bie ndër shumën 100.000 dkr., që të meret vendime për zgjedhjen apo zhvillimin e më tutjeshëm të punës.

12
Fondacioni:

a) Fondi është i krijuar nga vullneti i lirë i popullit për qëllimin e transportit të kufomave për në vendlindje.
b) Fondi nuk guxon në asnjë lloj mënyre të përdor shumë të parave për qëllime të ndryshme: politike, sociale dhe shoqërore e të tjera…..
c) Nga fondi i ndalohet rikthimi i shumës së paguar anëtarit, i cili ndërpret anëtarësinë.


13
Obligative për anëtarët.

a) Të regjistrohen në bazë të identitetit dhe adresimit të tij,
b) Në raste të ndrimit jetësor, më i afërmi i tij duhet të dokumenton fletëpagesat e antarësisë.
c) Prindi i cili trashigon fëmijë, është i obliguar në tre mujorin e parë të bën antarësinë e tij/ sajë, përndryshe anëtarësia për fëmijun nuk vlen.
© Sllatina.dk
Krijuar nga: chati