Historik

Radio në Sllatina.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Historik

Sllatinasit në Danimarkë

Sllatinasit në Danimarkë është një titull apo historik , ku në disa pika të shkurtëra dotë përshkruaj emigrimin e banorëve të fshatit Sllatinë për në shtetin skandinav-Danimarkë.

Në fillim të viteve 70 gjegjësisht në vitin 1969 për herë të parë shkel këmba e një njeriu të lindur në Sllatinë të Maqedonisë në tokat daneze.
Zhvillimet politike dhe sociale të asaj kohe në Jugosllavi, për shqipëtarët ishin të nivelit të lartë diskriminues. Duke e marë parasysh shkollimin në gjuhën amëtare, e cila në asnjë mënyre nuk ishte e lejuar dhe poashtu punësimi në institucionet shtetërore ishte gjegjësisht i pa mundshëm për shqipëtarët në përgjithësi poashtu edhe për banorët e fshatit Sllatinë. Prandaj si pasojë e asaj politike diskriminuese dhe padrejtësive që egzistonin gjendja social ishte tepër e ulët dhe banorët e këtij fshati dotë detyrohen të marin rrugën e mërgimit.


Ideologjia e tyre në atë kohe ishtë që ata të punonin në shtetet perendimore, gjegjësisht Danimarkë, për t´i siguruar familjeve të tyre një kasollë mbi kokë dhe një jetë më të mirë për në të ardhmen dhe se pas disa vite pune, ata dotë rriktheheshin përsëri në tokat e tyre përgjithmonë.
Emigrimi për në shtetin Danez, në vitet e 70-ta mori hovin e madh, ndryshimet ekonomike ishin poashtu të dukëshme në vendlindje, poashtu vërehej tepër bukur edhe ndryshimi i klasave shoqërore ku modernizim kohor në vitet e 80-ta, dota then ideologjinë e banorëve të këtij fshati. Ato jo që do të ktheheshin përsëri në vendlindje, pasi vite të tëra gjinia mashkullore mirëbante ekonomikisht një familie të tërë, por në vitet 80 ato filluan të sjellin bashkëshortet dhe fëmijët e tyre për krijuar rjetin familjar në tokat daneze.

Veprimi dhe jeta e Sllatinasëve në Danimarkë, mori një drejtim krejtësisht të pa parashykuar. Ata filluan një kapitull të ri jetësor, me lindjen e fëmijëve, shkollimin e tyre, tani më në shtetin të cilin jetonin (Danimarkë) , ndërsa në bankat shkollore në vendlindje numri i fëmijëve vetëm se filloi të zvogëlohej.
Me kalimin e kohës nga viti 1969 e deri në ditët e sodit, numri i familjeve të Sllatinës, në Danimarkë ka aritur mbi 100, ku tani kemi gjeneratën e 3-të, ku një numër tepër i bukur i rinisë kanë të mbaruar shkollime të degave të ndryshme dhe se jeta nga dita në ditë, mer pamjen e nje vendaliu në tokat e ftohta dhe shkon në shtim e sipër, por për fatin më të keq të këtij historiku se në bankat shkollore të Sllatinës sot mungojnë afër 2000 nxënës,të cilët lulëzojnë në shtetet perendimore, ku si rrjedhojë e gjithë kësaj historie, na neglet vec të themi se ,, Fati i njeriut mvaret nga zhvillimi kohor”


Shkruar nga:Gazmend Misimi

 

© Sllatina.dk
Krijuar nga: chati